Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence tha se ai zgjodhi në mënyrë aktive të injoronte motrën e Kim Jong-un, e cila përfaqësonte vendin e saj në hapjen e Lojrave Olimpike Dimërore që mbaheshin në Korenë Jugore.
Pence, kryeministri japonez Shinzo Abe dhe Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in qëndronin të ulur afër nga Kim Yo Jong, transmeton portali arbresh.info
“Nuk besoj se ishte e përshtatshme për Shtetet e Bashkuara që të tërhiqnin vëmendje për dikë që nuk është thjesht vetëm motra e një diktatori, por edhe udhëheqës i përpjekjes së një propaganda”, tha Pence.
Ai ka theksuar se ka zgjedhur të injorojë motrën e liderit të Koresë Veriore.
Kim Yo Jong është anëtarja e parë e familjes së saj që ka udhëtuar për në Korenë Jugore që nga viti 1953./arbresh.info/
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti shtroi drekë për ambasadorin amerikan, Hovenier dhe st...
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve