Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, ka deklaruar se udhëtimi i saj nëpër Azi, që shtyu Kinën të zhvillonte stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë në ujërat pranë Tajvanit, nuk ka nënkuptuar kurrë ndryshimin e status quo-së në Tajvan apo në rajon.
Pelosi me delegacionin e saj qëndroi në Japoni në etapën e fundit të udhëtimit në Azi, që përfshinte edhe një ndalesë të paralajmëruar në Tajvan, transmeton Telegrafi
Gjatë vizitës së nivelit më të lartë të një zyrtari amerikan në Tajvan në 25 vjet, Pelosi vlerësoi demokracinë e vendit dhe u zotua për solidaritet, deklarata këto që zemëruan Kinën.
Gjatë një konference për shtyp në Tokio, Pelosi foli për stuhinë diplomatike të shkaktuar nga vizita në Taipei.
“Nga fillimi kemi thënë se shfaqja jonë këtu nuk sjell ndonjë ndryshim të status quo-së në Tajvan apo rajon”, tha ajo gjatë konferencës për media pas takimit me kryeministrin japonez Fumio Kishida, raporton Reuters.
Në anën tjetër transmetuesi publik i Kinës ka raportuar se stërvitjet ushtarake që filluan të enjten dhe duhet të përfundojnë të dielën, do të jenë më të mëdhatë që ndonjëherë Kina i ka zhvilluar në ngushticën e Tajvanit.
Pesë raketa kanë rënë në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë (EEZ), që e detyroi Tokion t’i dërgojë notë proteste përmes kanaleve diplomatike.
Një prej aleatëve më të mëdhenj të Washingtonit, Japonia – ka filluar të brengoset për veprimet e Kinës dhe mundësisë që Pekini do të mund të ndërmerrte veprime ushtarake kundër Tajvanit.
Kishida ka t hënë më herët se këto dy vende aleate do të punojnë bashkë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit, që konsiderohet si rrugë kyçe për anijet.
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...
Kurti vendos gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Sht...
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...