Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi bëri thirrje për pasoja penale ndaj presidentit në largim Donald Trump, për shkak të trazirave në Kapitol.
“Mjerisht, personi që drejton Degën Ekzekutive është një president i çmendur dhe i rrezikshëm i SHBA-së”, tha demokratja e lartë në një fragment të lëshuar paraprakisht nga një intervistë në “CBS”, e planifikuar të transmetohet të dielën, raporton ATSh.
“Ai ka bërë diçka kaq serioze, saqë duhet të ketë ndjekje penale kundër tij”, shtoi ajo.
Pelosi bëri thirrje për dorëheqjen e menjëhershme të Trump dhe kërcënoi për një proces tjetër fajësimi.
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt