Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, hodhi poshtë sot ofertën e fundit të planit stimulues, i propozuar nga Shtëpia e Bardhë.
“Oferta e Shtëpisë së Bardhë është një hap përpara, dy hapa prapa, me një mosmarrëveshje kryesore të përqendruar te mungesa e ndonjë përgjigjeje mbi një plan strategjik për të mundur virusin”, tha ajo, në një letër drejtuar deputetëve demokratë, raporton ATSh.
Kongresi tashmë ka kaluar rreth tre trilionë dollarë ndihmë që nga marsi, por përfitimet, si sigurimi i shtuar i papunësisë dhe mbrojtja nga dëbimi për qiramarrësit, kanë skaduar.
Deputetët republikanë kanë qenë veçanërisht kundër projektligjit të një ndihme më të madhe, pjesërisht duke thënë se siguron ndihma për qytetet dhe shtetet e drejtuara nga demokratët.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi