Pekini ka urdhëruar për testime masive për 21 milionët e banorët e tij, pasi testet e acidid nukleik kanë zbuluar 32 raste pozitive, ndërsa metropoli lindor i Shangait ka raportuar 52 vdekje të tjera, duke e dërguar kështu numrin e të vdekurve në 190, tha zyrtarët.
Kryeqyteti kinez, i cili po lufton me përhapjen e variantit Omicron në qytet, i ngjashëm me Shangain, ka urdhëruar testime masive nga e marta në 11 rrethet e tij, duke mbuluar praktikisht të gjithë popullsinë e tij prej 21 milionë, transmeton portal arbresh.info
Pekini ka raportuar 32 raste të reja lokale me Covid-19 dhe një rast asimptomatik pas testimit të 3.5 milionë njerëzve në distriktin e profilit të lartë Chaoyang, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 135 deri më tani.
Në të gjithë territorin kinez raportuan 1,908 raste të konfirmuara të Covid-19 të transmetuara në vend, nga të cilat 1,661 ishin në Shangai, sipas raportit të Komisionit Kombëtar të Shëndetit të publikuar të martën.
Shanghai gjithashtu raportoi 15,319 infeksione asimptomatike të transmetuara në nivel lokal të koronavirusit.
Përpos Shangait, 17 rajone të tjera të nivelit provincial kanë shfaqur raste të reja me Covid-19, duke përfshirë 91 në Jiangxi, 44 në Jilin dhe 32 në Pekin, thuhet në raport.
Që nga fillimi i pandemisë deri më sot, në Kinë për shkak të koronavirusit kanë humbur jetën më shumë se 4 mijë njerëz./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...