Google ADS

Pekini urdhëron karantinë 14-ditore për ata që kthehen në qytet

22:47 | 14 Shkurt 2020
Arbresh.info

Pekini ka urdhëruar të gjithë ata që kthehen në qytet të shkojnë në karantinë 14-dite ose të rrezikojnë dënimin në përpjekjet e fundit për të izoluar virusin vdekjeprurës.

Banorëve u është thënë që të bëjnë vetë-karantinë ose të shkojnë nëpër vendet e paracaktuara si karantinë, transmeton portali arbresh.info.

Masa vjen pasi Egjipti ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus në Afrikë.

Mbi 1,300 njerëz kanë vdekur nga virusi, që origjinën e ka nga qyteti i Wuhanit.

Njoftimi të premten nga grupi i punës për parandalimin e virusit në Pekin u lëshua pasi banorët u kthyen nga kalimi i Vitit të Ri Lunar në pjesë të tjera të Kinës.

Pushimi u zgjat këtë vit për të ndihmuar në kontrollin e shpërthimit.

Më shumë se 20 milion njerëz jetojnë në Pekin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme