Google ADS

Pekini ul objektivin e rritjes ekonomike në 6,5% për vitin 2017

19:44 | 5 Mars 2017
Arbresh.info

Kina ka ulur në rreth 6,5 për qind objektivin e saj të rritjes ekonomike për vitin 2017, sipas një fjalimi të kryeministrit kinez, Li Keqiang duke i hapur rrugën një ngadalësimi të ri të aktivitetit ekonomik këtë vit.

Ky parashikim, i publikuar para Parlamentit kinez me hapjen e sesionit vjetor, ka tërhequr vëmendjen e shumë analistëve në kërkim të shenjave për orientimin ekonomik të vendit.

Pekini në vitin 2016 kishte vendosur si objektiv një rritje mes 6,5% dhe 7% dhe përfundimisht rritja e ekonomisë së dytë botërore qëndroi në 6,7 për qind, niveli më i dobët që prej 26 vitesh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme