Pekini shton tre zona të tjera me rrezik të lartë për Covid-19

23:39 | 27 Prill 2022
Trina Galanxhi

Tre komunitete në kryeqytetin e Kinës, Pekin, u klasifikuan si zona me rrezik të lartë për koronavirus dhe pesë të tjera si zona me rrezik të mesëm, pasi u raportuan më shumë raste të konfirmuara të infeksionit me Covid.

Klasifikimi i fundit e ka çuar numrin e përgjithshëm të zonave me rrezik të lartë në qytet në pesë dhe zonat me rrezik të mesëm në 16, thanë autoritetet lokale në një konferencë shtypi mbi punën lokale për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, shkruan CGTN, transmeton portal arbresh.info

Pekini ka raportuar 46 raste të reja pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit, duke përfshirë 42 të konfirmuara dhe katër pa simptoma, shtuan autoritetet.

Gjithsej 138 infeksione lokale janë regjistruar që nga 22 prilli, duke përfshirë tetë rrethe, tha Pang Xinghuo, nënkryetari i qendrës komunale të parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve në Pekin.

Pekini ka urdhëruar testime masive për mbi 20 milionë banorë.

Qeveria ka krijuar një “listë të bardhë” për shërbimet e ofrimit të ushqimit dhe nevojave të tjera të jetesës në zona të kontrolluara përkohësisht në distriktin Chaoyang./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme