Kina njoftoi sot qëllimin e saj për të hapur më shumë sektorin e saj financiar për investimet e huaja, që në vitin 2020, një gjest i vullnetit të mirë drejt Uashingtonit në kuadër të konfliktit tregtar që kundërvë dy fuqitë dhe që ka ulur rritjen ekonomike të Kinës në nivelet më të ulëta prej 27 vitesh.
Tashmë, kompanitë e huaja financiare mund të investojnë në Kinë pa u bllokuar nga një taban që limiton pjesëmarrjen e tyre në treg.
“Kjo do të ndodhë që në vitin 2020, një vit më herët nga sa ishte parashikuar”, njoftoi Komiteti kinez i Stabilitetit Financiar dhe Zhvillimit, në një komunikatë të publikuar sot.
Deri tani, kompanitë e huaja duhej të krijonin një partneritet me kompani lokale pasi nuk autorizoheshin të kishin më shumë se 49% të aksioneve të kompanisë bashkëpunuese. Për pasojë, investimet e huaja preknin vetëm 5,16% të tregut në fund të vitit 2016, në një sektor të dominuar vetëm nga disa kompani gjigante kineze./atsh/
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...