Pekini paralajmëron Uashingtonin

13:50 | 20 Mars 2017
Arbresh.info

Kina paralajmëroi sot SHBA-në kundër çdolloj shitje armësh për Tajvanin, pas informacioneve që tregojnë se administrata Trump po përgatitet të miratojë transferime të konsiderueshme armatimesh në ishullin që pretendohet nga Pekini.

“Kina i kundërvihet shitjes së armëve amerikane në Tajvan”, deklaroi zëdhënësja e ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Hua Chunying, gjatë një konference për shtyp.

“Ne shpresojmë që pala amerikane është e ndërgjegjshme për sensibilitetin e jashtëzakonshëm dhe të dëmit të rëndë që mund të ketë shitja e armëve Tajvanit”, shtoi ajo, duke i kërkuar Uashingtonit të ndërpresë këto shitje për të ruajtur marrëdhëniet amerikano-kineze dhe paqen në ngushticën e Formoseve.

Sipas informacioneve të publikuara javën e kaluar në SHBA, administrata e presidentit Donald Trump mund të miratojë një kontratë të konsiderueshme armatimi për Tajvanin, që Kina e konsideron si një provincë që duhet bashkuar, nëse është e nevojshme edhe me forcë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme