Pekini: Nuk jemi ne fajtorët për përkeqësimin e marrëdhënieve me SHBA

13:30 | 11 Prill 2023
E.H

Pekini nuk është fajtor për përkeqësimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Kështu u shpreh tzëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin në një konferencë për shtyp të martën, shkruan Tass.

“Pekini nuk është përgjegjës për vështirësitë aktuale në marrëdhëniet Kinë-SHBA”, tha ai, duke komentuar marrëdhëniet e dy vendeve.

Wang shtoi se Uashingtoni duhet të ndalojë ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës, duke dëmtuar interesat e Kinës dhe duke krijuar barriera për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-SHBA.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e shtyu udhëtimin e tij në Kinë në shkurt pasi autoritetet amerikane kishin identifikuar një balonë kineze në një lartësi që tejkalonte normën për fluturimet komerciale.

Balona u rrëzua me një raketë brenda hapësirës ajrore të SHBA./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme