Tregu më i madh ushqimor në Pekin është mbyllur nga autoritetet pas zbulimit të një numri rastesh me COVID-19 mes punëtorëve të tij.
Tregu Xinfadi, në kryeqytetin e Kinës, i cili ka 4000 qiramarrës, u mbyll të shtunën, pas zbulimit të rasteve në dy ditët e fundit.
Sipas autoriteteve, 45 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 nga 517 të testuar dhe asnjë prej tyre nuk ka simptoma. Tashmë kanë nisur përpjekjet për të testuar të gjithë personat që kanë qenë në treg dhe ata që jetojnë në zonën pranë.
Kjo është vatra e re e koronavirusit në Pekin, i cili nuk raportonte asnjë rast të ri prej më shumë se 50 ditësh.
Tregu dhe rrethina e tij do të dezinfektohen, tha agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.
Kina ishte burimi i shpërthimit të COVID-19, që u përhap me shpejtësi në të gjithë botën duke vrarë më shumë se 425.000 njerëz dhe duke infektuar miliona të tjerë./noa
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...