Qeveria lokale e Pekinit ka nisur të ofrojë shpërblime të majme financiare, për ata që japin informacione mbi spiunët e huaj.
Banorët e kryeqytetit kinez mund të fitojnë deri në 500 mijë juanë, ose 72 mijë dollarë, nëse japin informacione të sakta. Sipas autoriteteve lokale, publiku duhet të ndihmojë në ndërtimin e një “muri të madh hekuri” për të luftuar të ligën dhe për t’u mbrojtur nga spiunët.
Autoritetet në Pekin nisën që vjet një fushatë ndërgjegjësimi për qytetarët, të cilët i paralajmëronin që të mos josheshin nga spiunët e huaj, por tashmë kanë shtuar edhe shpërblimin e lartë në të holla.
Mësohet se informacionet mund t’i dërgohen zyrës së Sigurisë në Bashkinë e Pekinit përmes telefonit, postës apo edhe personalisht. Shpërblimet janë nga 10 mijë deri në 500 mijë juanë, në varësi të dobishmërisë së informacionit dhe përdorimit të tij për të ndaluar spiunët.
Autoritetet në Pekin thanë se nuk ka dyshim që kryeqyteti është zemra e qeverisjes dhe inovacionit në vend, prandaj rrjedhimisht shndërrohet në një zgjedhje e parë për spiunët e huaj.
Aktualisht është ende herët për të thënë nëse skema e re e shpërblimit do të rezultojë në turma banorësh që kapin spiunët kudo që janë. Por nuk ka dyshim se, në mendjen e kinezëve të thjeshtë do të mbajë të lartë ndjesinë e kërcënimit dhe duket se ky është objektivi kryesor i Pekinit zyrtar.
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK