“Pedofili më i keq i Britanisë” vritet në burg i mbytur me tel e stilolaps të ngulur në tru

01:21 | 19 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Një i burgosur në Britani që vrau një pedofil famëkeq në qelinë e tij, tha sot në gjyq se do të kishte vazhduar të vriste të tjerë të burgosur, por po zbavitej së tepërmi me dhunën ekstreme ndaj Richard Huckle.

Autoritetet thanë se Huckle ishte përdhunuar dhe mbytur për vdekje në një sulm të planifikuar mirë nga i burgosuri Paul Fitzgerald.

Sulmuesi 30-vjeçar tha se dëshironte që viktima e tij ‘të ndjente atë që kishin ndjerë fëmijët e përdhunuar’ prej tij, u tha në gjykatën britanike të Hull.

Huckle ishte duke kryer 22 dënime me burg të përjetshëm për sulme seksuale ndaj të paktën 191 fëmijëve, kur punonte si vullnetar në jetimore në Maljazi dhe Kamboxhia.

Prandaj Fitzgerald, edhe ai i dënuar për sulm seksual, mbyti 33 vjeçarin Huckle, nguli një stilolaps në hundën e tij derisa i shpoi trurin, dhe e përdhunoi me një mjet kuzhine.

Në gjykaktë u tha se Huckle në një sulm të zgjatur e të mirëllogaritur, me qëllim tupërimin dhe degradimin e tij, në burgun e HMP Full Sutton, në tetor 2019.

Prokurori Alistair Neil Macdonald tha se sulmi i Fitzgerald, i cili është burgosur në 2009 për sulm seksual ndaj një vajze që po shëtiste qenin, ishte një formë dënimi për krimet e kryera nga Huckle.

Fitzgerald ndërkohë mohon vrasjen.

Huckle ishte goditur gjithashtu në qafë me një armë të krijuar duke futur një vidë në një furçë të shkrirë dhëmbësh.

Huckle u gjet me duar e këmbë të lidhura, me fytyrë nga toka, teksa po mbutej me një kordë, ndërsa rreth kokës së ti kishte një pellg gjaku, tha Macdonald.

Dy roje burgu kishin ardhur me nxitin në vendngjarje dhe gjetën Fitzgerald duke mbytur Huckle, teksa sulmuesi dukej se i fliste në vesh viktimës së tij. Ata nuk munden të kuptonin fjalët.

Pas largimit me forcë të Fitzgerald nga qelia ai u kishte thënë oficerëve të burgut, “Më duket se e vrava, ka vdekur, apo jo?”, tha Macdonald.

Macdonald tha se një ditë pas vrasjes, në institucionin e shëndetit mendor Fitzgerald i kishte thënë punonëjsve se kishte pasur në plan të vriste dhe dy apo tre njerëz të burgosur të tjerë, por humbi kohë pasi “u zbativ tej mase” me Huckle.

Macdonald shtoi: “Huckle ishte pedofil i njohur prej shtypit. Ishte nga ata që quhen pedofil predator. Sulmi ndaj tij ishte i planifikuar mirë. Dhuna e ushtruar ndaj tij ka lidhje me shkeljet për të cilat ai ishte burgosur”.

Macdonald shtoi se në një nga intervistat Fitzgerald kishte thënë se sulmi i tij ishte ‘drejtësi poetike’. Gjyqi vazhdon./ts/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme