Google ADS

PE: Vendet e BE-së duhet të tërheqin fëmijët e luftëtarëve të huaj terroristë

15:03 | 27 Nëntor 2019
Arbresh.info

Parlamenti Evropian (PE) miratoi projektligjin i cili u bën thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) që të tërheqin fëmijët e luftëtarëve të huaj terroristë të cilët janë shtetas të tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së të zhvilluar në Strasburg me 495 vota “pro” dhe 58 “kundër” u votua projektligji me titull “Të drejtat e fëmijëve: Lufta kundër abuzimit, ngacmimit dhe martesës me detyrim”.

Në vendimin ku dënohet çdo lloj dhune kundrejt fëmijëve, vendeve anëtare të BE-së u bëhet thirrje që të zhvillojnë strategji të reja kundër të gjitha abuzimeve ndaj fëmijëve si në botën reale ashtu edhe në atë virtuale.

Gjithashtu në projektligj është nënvizuar se sistemi i përbashkët evropian i azilit duhet të zhvillohet duke marrë parasysh fëmijët dhe se në vend të politikave të migrimit duhet t‘i jepet përparësi mbrojtjes së fëmijëve.

“U bëjmë thirrje vendeve të BE-së që të tërheqin fëmijët e luftëtarëve të huaj terroristë të cilët janë shtetas të tyre duke marrë parasysh situatën e tyre të veçantë familjare”, thuhet në projektligjin lidhur me luftëtarët e huaj terroristë në verilindje të Sirisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme