Parlamenti Evropian (PE) ka miratuar një rezolutë me të cilën apelon te blloku 28-anëtarësh të qëndroj e gatshme për të miratuar sanksione të mëtejshme nëse Rusia “vazhdon të shkelë ligjin ndërkombëtar”, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftoi PE-ja, “duke diskutuar gjendjen aktuale të marrëdhënieve politike midis Bashkimit Evropian (BE) dhe Rusisë”, rezoluta u ratifikua me 402 vota në favor, 163 kundër dhe 89 abstenime.
“Hapësirat e reja të tensionit ndërmjet BE-së dhe Rusisë kanë lindur që nga viti 2015, duke përfshirë ndërhyrjen e Rusisë në Siri, ndërhyrjen në vende si Libia dhe Republika Qendrore Afrikane, si dhe veprime të vazhdueshme agresive në Ukrainë”, tha PE.
Rezoluta apeloi te BE-ja “të rishqyrtoj Marrëveshjen aktuale të Partneritetit dhe Bashkëpunimit (PCA) me Rusinë dhe të kufizoj bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët”.
“Koha për gjuhë diplomatike ka mbaruar. Ka shumë pak vend për ndonjë bashkëpunim për sa kohë që Rusia vazhdon të zë pjesë të Ukrainës dhe të sulmoj vende të tjera evropiane”, tha raportuesja Sandra Kalniete.
“Lidhjet e ngushta do të jetë të mundshme vetëm nëse Rusia zbaton plotësisht të ashtuquajturën marrëveshje Minsk për t’i dhënë fund luftës në Ukrainën lindore dhe nëse fillon respektimin e së drejtës ndërkombëtare”, tha rezoluta.
Sipas PE-së, anëtarët po ashtu shprehën shqetësimin e tyre rreth “mbështetjes së vazhdueshme të regjimeve autoritare dhe vendeve si Koreja e Veriut, Irani, Venezuela dhe Siria”.
PE bëri të ditur se ata po ashtu dënuan “fushatat e dezinformimit dhe sulmet kibernetike të Moskës, që synonin rritjen e tensioneve brenda BE-së dhe shteteve anëtare të saj”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...