Google ADS

PE bën thirrje për masa të rrepta kundër racizmit

14:13 | 20 Qershor 2020
Arbresh.info

Parlamenti Evropian (PE) tha se duhet të merren masa të forta kundër racizmit, dhunës dhe padrejtësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të PE-së të mbajtur në Bruksel për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) me 493 vota ‘pro‘ dhe 104 kundër u miratua vendimi i cili “dënon ashpër vdekjen e tmerrshme të George Floyd”.

Në vendimin ku dënohen edhe vdekjet e ngjashme me Floyd në vende të ndryshme të botës, thuhet se “Në shoqërinë tonë nuk ka vend për racizëm dhe diskriminim”.

Më tej thuhet se duhet të merren masa të forta kundër racizmit, dhunës dhe padrejtësisë dhe se mbështeten protestat e mbajtura kohët e fundit në SHBA dhe në të gjithë botën kundër racizmit.

Gjithashtu në vendim vihet theksi se forcat e zbatimit të ligjit duhet të respektojnë “parimin e proporcionalitetit” nëse ata përdorin forcë dhe se dhuna policore nuk mund të mbesë pa ndëshkuar.

Teknologjitë e reja nuk duhet të bëjnë diskriminim racizmi dhe ndaj pakicave etnike, theksohet në vendimin ku vihet në dukje se brenda policisë duhet të përfshihen më shumë njerëz nga raca të ndryshme.

Po ashtu në vendim u bëhet thirrje institucioneve dhe vendeve anëtare të BE-së që të pranojnë zyrtarisht “krimet kundër njerëzimit” që janë kryer në të kaluarën kundër njerëzve me ngjyrë dhe atyre me prejardhje të ndryshme etnike.

Lufta me racizmin në të gjitha fushat duhet të jetë përparësi e BE-së, thuhet në vendimin në të cilin vihet theksi se duhet të pranohet sa më parë “Udhëzimi për parandalimin e diskriminimit” të propozuar në vitin 2008 nga Komisioni Evropian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme