Numri i aborteve në SHBA ka shënuar rritje pasi Gjykata e Lartë më shumë se dy vjet më parë në 2022 hoqi garancinë kushtetuese federale të së drejtës për ndërprerje të shtatzënisë, duke lejuar 22 shtete të vendosin kufizime ose ndalime ligjore që atëherë.
Sipas Shoqatës Amerikane të Planifikimit Familjar (SFP), e cila lufton për të drejtat riprodhuese, ka pasur një mesatare prej 98,990 abortesh në muaj në tremujorin e parë të 2024, më i lartë se periudhat korresponduese në 2022 dhe 2023.
Në raportin e saj më të fundit, organizata ia atribuon një pjesë të madhe rritjes së pilulave të abortit/ Përqindja e aborteve të kryera në këtë mënyrë u rrit nga 4 në 20% në shkallë kombëtare deri në vitin 2022.
Në qershor 2022, shumica konservatore e Gjykatës së Lartë, e përforcuar nga emërimet e bëra nga ish-presidenti republikan Donald Trump, shfuqizoi garancinë kushtetuese federale të së drejtës për abort, duke hapur rrugë për miratimin e ligjeve kufizuese duke shkuar deri në ndalime të plota, në shtetet e dominuara nga e djathta amerikane.
Sidoqoftë, shtetet demokratike në vend të kësaj kanë vendosur të miratojnë ligje për të mbrojtur mjekët që kryejnë teste, edhe kur bëhet fjalë për pacientët në shtetet me kufizime dhe ndalime të abortit.
Sipas raportit janë kryer mesatarisht 9200 aborte nga janari deri në mars 2024, një rritje prej 16% krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
E drejta për abort, të drejtat riprodhuese në përgjithësi, janë ndër temat kryesore të diskutimit në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të nëntorit. Kandidatja demokrate Kamala Harris premton të rivendosë mbrojtjen e të drejtave të abortit në nivel federal nëse fiton zgjedhjet./abcnews/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...