Radhë të gjata po bëhen para bankave, furrave dhe stacioneve të benzinës në gjithë Sudanin, duke reflektuar vështirësitë e vazhdueshme ekonomike me të cilat përballen civilët në Sudan pas rrëzimit të autokratit Omar al-Bashir.
“Akoma po vuaj pa pasur ndryshime në jetën time”, tha për Anadolu Agency (AA) 47-vjeçari Kamal Hamid.
“Paga ime edhe më tej është e pamjaftueshme për të mbuluar harxhimet e mija për shkak se çmimet po rriten çdo ditë dhe radhët për para dhe karburante janë akoma aty”, tha ai.
Hamid, i cili punon në një kompani shtetërore për energji elektrike, thotë se kalon mes tre dhe pesë orë në ditë nëpër radhët në banka dhe stacione të benzinës për të përmbushur nevojat e tyre.
“Tetë muaj pas protestave që rrëzuan al-Bashir, unë nuk ndiej ndonjë ndryshim të madh në jetën time. Vuajtjet ekonomike po vazhdojnë akoma dhe çmimet në tregjet lokale po rriten”, thotë ai.
Al-Bashir, i cili udhëhoqi Sudanin për 30 vite, u largua nga fuqia e ushtrisë në prill pas protestave disamujore që filluan nga shkaku i vështirësive ekonomike.
Ali Abdul Rahim, një biznesmen, ankohet se situata ekonomike po përkeqësohet në Sudan.
“Si një biznesmen, po përballem me shumë vështirësi, veçanërisht me luhatjen e paundit sudanez përkundër dollarit amerikan”, tha ai.
Ai shtoi se përkundër ndryshimit të pushtetit në Sudan, sanksionet amerikane në shtet mbeten dhe e bëjnë shumë të vështirë të bërit biznes me transaksione bankare.
Sudani është akoma në listën e terrorizmit të SHBA-ve, duke e bërë të pamundur që bizneset të kryejnë transaksione në dollarë.
– Përkeqësimi
Pas një relaksimi të shkurtër pas largimit të al-Bashir-it, inflacioni dhe kurset e shkëmbimit filluan të përkeqësohen përsëri.
Inflacioni shkoi në mbi 72 për qind kur rifilluan protestat kundër al-Bashir-it në dhjetor. Edhe pse arriti 43 për qind në janar, inflacioni filloi të rritet sërish duke arritur 52 për qind në korrik.
Paundi sudanez vazhdoi të binte kundrejt dollarit amerikan, me dollarin që shkëmbehet për 80 paundë, ndërsa në dhjetor shkëmbehej për 60 paundë.
Ahmed Almanouri, një tregtar në tregun e zi, tha se rënia e vlerës së paundit sudanez kundrejt dollarit po çrregullon gjithë biznesin në Sudan.
Ai pret që norma e shkëmbimit të përkeqësohet edhe më tej pasi kërkesa për valutë amerikanë është në rritje për importimin e shumë nevojave elementare, veçanërisht ilaçeve, grurit dhe karburanteve.
“Dollari amerikan është në rritje për shkak të kërkesës së madhe dhe të hyrave të ulëta të valutave të huaja, duke e bërë vlerën e paundit që të bie dhe të krijojë një pasiguri të madhe në treg”, tha ai.
– Reformat
Mohamed El-Jack, profesor i ekonomisë në Universitetin e Khartoumit, tha se ekonomia e Sudanit është shumë e lodhur dhe se nevojitet të reformohet.
Ai mendon se sundimi i Këshillit të Përkohshëm Ushtarak (TMC) po krijon më shumë probleme pasi shumë para janë harxhuar pa plane specifike.
Ai tha se 3 miliardë dollarët që iu ofruan Sudanit nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe pas rrëzimit të al-Bashir-it mund të ndihmojnë në ribalancimin e ekonomisë, por nevojitet të menaxhohen në mënyrë të duhur.
“Ekonomia po udhëhiqet nga plane joprofesionale të zbatuara nga TMC”, thotë ai, duke shtuar: “Kjo situatë është një defekt i madh në vete pasi TMC nuk mund të shpëtojë ekonominë kombëtare nga përkeqësimi i tanishëm”.
Ai beson se formimi i një qeveria të re dhe dorëzimi i pushtetit tek një administratë civile “do të çojë në miratimin e planeve konkrete reformuese për ekonominë e përkeqësuar të Sudanit”.
Në një ceremoni zyrtare të shtunën, përfaqësues nga TMC dhe Forcave për Liri dhe Ndryshim (FFC) nënshkruan një marrëveshje për ndarje të pushtetit.
Sipas marrëveshjes, një këshill sovran i përbërë nga gjashtë civilë dhe pesë ushtarakë do ta drejtojë vendin deri në zgjedhje.
Gjithashtu, sipas marrëveshjes, kryeministri i vendit do të emërohet me miratimin e këshillit më 20 gusht dhe do të betohet para këshillit dhe kreut të Gjykatës Supreme më 21 gusht.
Hamid Eltigani, profesor i ekonomisë në Universitetin Amerikan të Kajros, tha se pritjet e mëdha nga organet e ushtrisë dhe të sigurisë kanë lodhur shumë ekonominë e Sudanit.
“Regjimi i mëparshëm mbështetej në makinerinë ushtarake për të shtypur disidentët. Kjo kërkon shpenzime të mëdha në armatim dhe në sistemin e patronazhit”, tha ai.
“Sot, fokusi është në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes. Miliona të zhvendosur, të cilët ishin individë produktivë, tani duhet të kthehen në shtëpi për të qenë produktiv sërish. Qeveria patjetër të investojë në to”.
Ai tha se qeveria e përkohshme duhet të fokusohet në bujqësi dhe në resurset tjera natyrore për të rindërtuar ekonominë.
“Investimi në paqe është prioritet. Organizimi i sektorëve të sigurisë dhe ushtrisë dhe rregullimi i sistemit federal për të qenë efikas dhe efektiv janë të nevojshëm për të zvogëluar shpenzimet qeveritare dhe për t’i ridrejtuar ato për të ndërtuar kapitalin njerëzor”, tha ai.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...