Pavarësisht garancive të Moskës se po zvogëlon grumbullimin e trupave të saj, Polonia po planifikon një fluks të mundshëm refugjatësh nga Ukraina në rast të një pushtimi rus, sipas kryeministrit polak, Mateusz Morawiecki, transmeton arbresh.info.
Duke folur ndërsa NATO tha se numri i trupave ruse në kufijtë e Ukrainës po vazhdonte të rritet, Morawiecki tha se infrastruktura për refugjatët do të ngrihet pranë kufirit të saj lindor me Ukrainën, por disa mund të zhvendosen diku tjetër më vonë, raporton reuters.
“Në ditët e ardhshme unë do të mbledh një ekip … i cili do të merret me çështjet e logjistikës, objekteve, transportit, infrastrukturës, “u tha Morawiecki gazetarëve.
“Ne duhet të jemi të përgatitur për më të keqen,” tha ai, duke shtuar se ekipi do të ngarkohej gjithashtu me sigurimin e aksesit për refugjatët në kujdesin shëndetësor dhe arsimin. “Ne po ndihmojmë ukrainasit që të zbusin pasojat e një sulmi rus.”/arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës