Emigrantët myslimanë që jetojnë në Europë janë treguar shumë të sukseshëm në mësimin e gjuhës së vendeve adoptuese, si dhe gjetjen e vendeve të punës.
Ata kanë arritur të ambientohen në vendet që jetojnë, pavarësisht se një e pesta e popullsisë lolake është kundër pranisë së tyre, transmeton portali arbresh.info
Sipas një studimi të kryer nga Fondacionit Bertelsmann, që ka hulumtuar myslimanët që jetojnë në Gjermani, Austri, Zvicër, Francë dhe Britani të Madhe, është gjetur se 76 për qind e tyre kanë mësuar gjuhën e vendit që jetojnë dhe e flasin rrjedhshëm.
Në lidhje me vendet e punës Gjermania kryeson, ku përqindja e e myslimanëve është e barabartë me popullsinë e përgjithshme.
Megjithatë, studimi ka zbuluar se 20 për qind e vendasve jo myslimanë nuk duan të jetojnë pranë një familje myslimane./arbresh.info/
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...