Pavarësisht armëpushimit me pro-rusët, raportohet për viktima të reja mes ukrainasve

21:05 | 14 Shkurt 2021
A. B.

Ushtria e Ukrainës njoftoi se pesë anëtar të personelit të saj u vranë, pavarësisht një armëpushimi me separatistët pro-rusë në lindje të vendit, duke çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 11 që nga fillimi i vitit.

Tre ushtarë vdiqën kur një pajisje e panjohur shpërtheu ndërsa ata po lëviznin për të marrë pozicionin e tyre për detyrë të dielën, tha ushtria ukrainase, viktimat e fundit të një konflikti gjashtë-vjeçar që ka marrë rreth 14 mijë jetë, raporton reuters transmeton portali arbresh.info

Vdekjet pasojnë vrasjen e dy ushtarakëve ukrainas nga snajperë ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i cili shoqërohej nga diplomatët perëndimorë, po vizitonte zonën.

Zyra e Zelenskiy pohoi se presidenti kishte dërguar ministrin e mbrojtjes së vendit dhe shefin e shtabit në Ukrainën lindore për të hetuar incidentet e fundit. /arbresh.info /

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme