Sipas një organizate monitoruese, 14 civilë janë vrarë nga bombardimet turke dhe të shtënat e luftëtarëve sirianë të premten, pavarësisht arritjes së marrëveshjes për armëpushim pesëditor, i cili hyri në fuqi në mesnatë.
Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se 14 civilët u vranë nga sulmet ajrore turke dhe të shtënat e grupeve aleate siriane në fshatin Bab Al-Kheir dhe rrethinën e tij, në lindje të qytetit kufitar, Ras Al-Ayn.
Kjo organizatë gjithashtu njoftoi se gjatë luftimeve janë vrarë edhe tetë luftëtarë të Forcave Demokratike Siriane, të cilat udhëhiqen nga kurdët.
Zëdhënësi i këtyre forcave, Mustefa Bali, e akuzoi Turqinë për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit, të arritur të enjten gjatë vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, në Ankara.
“Sulmet ajrore dhe me artileri po vazhdojnë ndaj pozicioneve të luftëtarëve, vendbanimeve civile dhe spitalit”, tha ky zëdhënës.
Megjithatë, presidenti turk, Rexhep Erdogan, ka thënë se marrëveshja është duke u zbatuar dhe se nuk ka pasur probleme deri tash shkruan Express.
Ai gjithashtu paralajmëroi se ofensiva turke do të vazhdojë të martën e ardhshme, nëse forcat kurde nuk tërhiqen nga brezi kufitar mes Sirisë dhe Turqisë, shkruan “Free Europe”.
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...