Google ADS

Pavarësisht 97 vdekjeve në ditë, shumë të infektuar në Kinë po shërohen

08:29 | 10 Shkurt 2020
Arbresh.info

Numri i personave të vrarë nga koronavirusi i ri u rrit deri në 97 të dielën, numri më i lartë i vdekjeve brenda një ditë. Në total numri I të vdekurve ën Kinës është tani 908, por numri i të infektuarve të rinj në ditë është stabilizuar, njofton BBC.

Në të gjithë Kinën janë 40 171 persona të infektuar, ndërsa 187 518 janë nën mbikqyrje mjeëkësore.

OBSH ka dërguar një ekip ekspertësh në Pekin për të ndihmuar në hetimin e virusit të ri.

Sipas të dhënave nga Kina, 3281 pacientë janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali, shkruan BBC.

Të hënën, miliona njerëz u kthyen në punës pas pushimeve të Vitit të Ri Hënor, që u zgjat më shumë se pritej për të frenuar përhapjen e virusit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme