Kryeministri i Francës, Jean Castex, do të vetizolohet, sepse ka pasur kontakte me Presidentin Emmanuel Macron, i cili ka dalë pozitiv në testin për koronavirusit.
Për shkak të kësaj diagnoze, kreu i shtetit francez do t’i anulojë të gjitha udhëtimet e planifikuara, përfshirë vizitën në Liban, shkruan The Guardian.
Infektimi i presidentit ka ngritur pyetje nëse duhet të izolohen edhe figurat tjera politike për shkak të kontakteve të mundshme dhe rrezikut të përhapjes së virusit.
Javën e kaluar, Makroni mori pjesë në një samit të Bashkimit Evropian, ndërsa të mërkurën u takua me kryeministrin e Portugalisë.
Zyrtarët portugezë ende nuk kanë dhënë ndonjë koment pas lajmit për infektimin e Makronit.
Ndryshe, nga sëmundja Covid-19 muaj më parë është prekur edhe Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, dhe Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...