Sipas një dosieri të shkruar nga një rival politik i presidentit rus, Putin ka mundësi që ka qasje deri në 58 aeroplanë e helikopterë, në një koleksion orësh në vlerë prej 500,000 mijë dollarësh dhe në 20 pallate dhe pushimore jashtë qyteteve.
Presidenti rus, Vladimir Putin, mund të jetë personi më i pasur në botë, sipas ekspertëve që besojnë se pasuria e tij mund të shkojë në total prej 200 miliardë dollarësh.
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe Presidenti i ShBA-ve Donald Trump kanë të përbashkët dashurinë për avionët privat dhe kanë disa prona nëpër botë.
Por ka një diferencë të madhe në mes të pasurisë së të dy liderëve: Pasuria e Putin shkon në rreth 200 miliardë dollarë, derisa pasuria e Trump vlen më pak se 3 miliardë.
Sipas Forbes, zyrtarisht, personi më i pasur në botë është Bill Gates i Microsoft-it me pasuri neto prej 75 miliardë dollarësh.
Një nga supozimet më të cituara për neto pasurinë e 64-vjeçarit është ajo e analistit politik Stanslav Belkovsky i cili më 2007 pasurinë e Putinit e vlerësoi në 40
Por megjithatë, Putini nuk hyn në listën zyrtare të njerëzve më të pasur nga Forbes.
Kjo pasi revista thotë se nuk i përfshin liderët botërorë, në veçanti “diktatorët të cilët pasurinë e nxjerrin krejtësisht duke iu falënderuar pozitës së tyre në pushtet”.
Belkovsky thotë se një pjesë e madhe e neto pasurisë së Putinit vjen duke iu falënderuar biznesit të naftës, duke thënë se presidenti rus kontrollon 37 për qind të kompanisë së naftës Surgutneftegaz, 4.5 për qind të kompanisë së gazit natyror Gazprom dhe kishte prona në kompaninë tregtuese të mallrave, Gunvor.
Përkundër jahtit të tij 35 milionë dollarësh, të quajtur Olympia, një prej treguesve më të dukshëm të pasurisë së tij është një pallat në Detin e Zi i cili raportohet të ketë vlerën e 1 miliard dollarëve.
Sipas një dosieri të shkruar nga një rival politik i presidentit rus, Putin ka mundësi që ka qasje deri në 58 aeroplanë e helikopterë, në një koleksion orësh në vlerë prej 500,000 mijë dollarësh dhe në 20 pallate dhe pushimore jashtë qyteteve.
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...