Një familje është detyruar të dorëzojë pronat në Londër me një vlerë prej më shumë se 1.6 milionë paundësh, pasi u zbulua se nëna kishte pastruar para për një bandë shqiptare që merrej me trafikim kokaine.
Shtetësja kineze, Fen Chen, u burgos në vitin 2017 për më shumë se gjashtë vjet pasi u zbulua se po pastronte para për një bandë shqiptare që merrej me trafikim droge.
Grupi i krimit të organizuar pagoi më shumë se 1.8 milionë paundë në bankat e rrugëve kryesore të Londrës në dy javë. Fen Chen u kap menjëherë pasi ajo mori nga banda, një çantë me më shumë se 300,000 £ në një parkim makinash.
Agjencia Kombëtare e Krimit zbuloi se djali i Fen Chen, Shuyu Cao, i cili erdhi në Mbretërinë e Bashkuar si student në vitin 2012, kishte marrë depozita të shumta parash në llogarinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar nga nëna e tij.
Në vitin 2016, Policia kontrolloi pronën e tij në Londër dhe gjeti më shumë se 60,000 £ cash. Një hetim i mëtejshëm në 2018 çoi në një padi civile në Gjykatën e Lartë në Londër këtë javë.
Pretendohej se paratë e paguara në llogaritë e Shuyu Cao kishte të ngjarë të kishin ardhur nga krimi i organizuar pasi ata gjetën modele të ngjashme me Daigou.
Daigou ka një kufi prej 50,000 dollarësh në vit për paratë që mund të lihen ligjërisht nga Kina.
Llogaritë e Shuyu Cao dhe vëllait të tij Sucheng Cao u zbuluan se kishin marrë shumë depozita të mëdha dhe të dyshimta cash gjatë një periudhe trevjeçare, të cilat ishin përpunuar përmes zyrave të shërbimit të parave.
Shuyu Cao përdori një pjesë të parave për të blerë prona me vlerë të lartë në Londër, dy prej të cilave tani është sekuestruar.
Tre prona të tjera dhe një llogari bankare me më shumë se 300,000 £ ishin gjithashtu në kërkesën fillestare të NCA për sekuestrim.
Pas një gjyqi tre-ditor në Gjykatën e Lartë, të pandehurit pranuan t’i dorëzonin dy prej pronave.
Dy pronat, një banesë në Queensland Road në Islington dhe një shtëpi në Astell Road në Kidbrooke, u blenë për pak më shumë se 1.4 milion £, por tani janë vlerësuar në më shumë se 1.6 milion £. Sipas marrëveshjes, NCA do të shesë pronat për të rikuperuar 1.3 milion £.
Stephen Broun, Menaxher i Operacioneve në NCA, tha: “Ne jemi të kënaqur me rezultatin e këtij rasti, i cili përfaqëson një rezultat të shkëlqyeshëm për Agjencinë dhe 1.3 milion £ u kthyen në fondet publike.
“Depozitat në llogaritë e Cao-s në këtë rast ishin të parregullta, të rastësishme dhe erdhën nga e gjithë Britania e Madhe dhe ato mbanin të gjitha shenjat klasike të pastrimit të parave” tha Broun.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...