Vala e arrestimeve dhe ndryshimeve ministrore në Arabinë Saudite ka transformuar strukturën e shtetit sikurse të ekzistonte që nga vitet 1960.
Arabia Saudite ka praktikuar një formë të udhëheqjes kolektive që nga vdekja e themeluesit Mbreti Abdulazziz më 1953 dhe posaçërisht që nga abdikimi i birit të tij Mbreti Saud më 1964, transmeton portali arbresh.info
Mbretëria tashmë ka zbritur tek djemtë më të rinj të Abdulazziz, me çdo djalë dhe familje që tenton të kontrollojë një element të shtetit.
Princ Faisal dhe më pas djali i tij kontrollonin ministrinë e jashtme me dekada. Princi Sultan kontrollonte ministrin e mbrojtjes, princi Naysef atë të brendshmen dhe forcat e sigurisë.
Princi Abdullah kontrollonte Gardën Kombëtare, një milici e armatosur mirë që rekrutonte mbështetës të familjes mbretërore nga fiset tradicionale. Ndërsa princi Salman shërbente si guvernator i Riadit.
Sistemi donte të shmangte e koncentrimit të fuqisë së tepërme tek një degë e familjes dhe t’i jepte gjasa të gjithë djemve të mbretit themelues një pjesë të saj.
Ndërkohë që pushteti formal gjithmonë ka qëndruar me monarkun, në praktikë mbreti pritej të konsultohet me anëtarët e tjerë të lartë të familjes mbretërore dhe të sundojë me konsensus.
Sistemi saudit i qeverisë ka qenë më shumë kryeministror sesa presidencial.
Në të vërtetë, mbreti ka qenë gjithmonë kryeministër njëkohësisht, ndërsa princi i kurorës ka shërbyer si zëvendëskryeministër dhe princat e tjerë të lartë kanë shërbyer si ministra në një kabinet formal.
Por sistemi është ndryshuar rrënjësisht në disa mënyra të rëndësishme që nga vdekja e Mbretit Abdullah dhe ardhja e mbretit Salman në pushtet në vitin 2015./arbresh.info/
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...