Një kishë baptiste australiane që siguron shkrime të shenjta për shkollat qeveritare është kritikuar pas një videoje të shfaqur nga pastori i saj që e përshkruan Islamin si “një kancer që duhet të shkatërrojmë”.
Keith Piper, pastor i Kishës Liberale Baptiste ka ngarkuar një video të një meshe të vitit të shkuar, transmeton portali arbresh.info. Kjo video është shfaqur së fundmi nëpër mediat australiane, që ka ngjallur thirrjet për hetime.
Në këtë vido Piper, e përshkruan Kuranin si një “virus që po infekton trurin e myslimanëve”, dhe se “Islami kulturalisht nuk është i përputhshëm me vlerat perëndimore të krishtera”.
Ai tha gjithashtu se shkollat australiane po refuzonin vlerat perëndimore dhe mësonin “sodominë”.
“Udhëheqësit perëndimorë të majtë dhe të pabesë kanë frikë të mësojnë Biblën, shpëtimin dhe vlerat e krishtera në shkollat shtetërore”, tha ai. “Në vend të kësaj ata mësojnë homoseksualitetin dhe si të bëhen të çuditshëm.
“Islami dhe Kurani që praktikojnë myslimanët janë kulturalisht të papërputhshëm me vlerat perëndimore dhe të krishtera … Islami është një kancer [dhe ne duhet ta shkatërrojmë atë kancer”.
Deklaratat përçarëse së shpejti u provuan të jenë nxitëse në mediat sociale, me disa reagime që mbështesin pikëpamjen e pastorit, por shumë të tjerë reagojnë me zemërim dhe madje e quajnë pastorin “jo më i mirë se ISIS”.
Në Australi të gjitha shkollat qeveritare duhet të ofrojnë edukim të posaçëm fetar (SRE) nëse një ofrues i miratuar është në dispozicion./Arbresh.info
https://youtu.be/hgvkf_-_rxM
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës