Presidenti Donald Trump përshëndeti kthimin në Uashington të pastorit amerikan Andrew Brunson.
Presidenti Trump dhe pastori Brunson u takuan në Zyrën Ovale të shtunën, pak orë pas mbërritjes së pastorit në tokën amerikane.
Presidenti Trump i tha zotit Brunson “ne kemi qenë duke biseduar gjatë dhe kemi bërë negociata të vështira ” për lirimin e tij duke shtuar se “ne nuk paguajnë shpërblim në këtë vend”.
Një gjykatë turke të premten dënoi Brunsonin për lidhje me terrorizmin dhe e dënoi atë me vetëm tre vjet burg. Por gjykata e liroi pastorin ungjillor 50-vjeçar, pasi ai kishte kaluar gati dy vjet në paraburgim.
“Do të jetë e mrekullueshme të takohem me të”, shkroi Trump në Twitter të shtunën në mëngjes. “Ai është një i krishterë i mirë që ka përjetuar një përvojë kaq të vështirë”.
Trump falënderoi Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për kthimin e Brunsonit, i cili u lirua të premten nga një gjykatë turke. Trump vuri në dukje se SHBA nuk negociuan një marrëveshje me Turqinë për lirimin e Brunsonit, duke thënë, “Unë nuk bëj marrëveshje për pengje.” Ankaraja gjithashtu ka kundërshtuar fuqimisht çdo sugjerim për një marrëveshje.
[[ https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1051114825391239169 ]]
[[ https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1051111923788513281 ]]
Lirimi i Andrew Brunson të premten shënoi fundin e një mosmarrëveshjeje të ashpër diplomatike midis Uashingtonit dhe Ankarasë. Brunson përballej me 35 vjet burg nëse do të dënohej për terrorizëm dhe akuzat për spiunazh, që Uashingtoni i quajti të pabaza.
Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve se Brunson kishte “vuajtur shumë”, por tani është në “gjendje të mirë” dhe do të vizitojë së shpejti Shtëpinë e Bardhë. Në Twitter, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se administrata Trump do të vazhdojë të punojë për të sjellë në atdhe amerikanët e tjerë “të burgosur padrejtësisht”.
Ushtria amerikane e çoi zotin Brunson në bazën ajrore Ramstein në Gjermani të premten për një vlerësim mjekësor përpara se të vazhdonte udhëtimin në Shtetet e Bashkuara.
Ambasadori amerikan në Gjermani Richard Grenell e përshëndeti Brunson në bazën ajrore. Ambasadori postoi një fotografi të Brunsonit në Twitter duke puthur një flamur amerikan. “Kur i tregova flamurin amerikan, ai e puthi atë menjëherë,” shkroi Grenell.
Presidenti Trump u tha gazetarëve të premten se Brunson “do të shkojë në Zyrën Ovale, me shumë gjasa të shtunën”.
Gjykata turke e shpalli Brunsonin fajtor të premten, por e dënoi atë me vetëm tre vjet dhe një muaj burg. Pastori kishte shërbyer dy vjet në paraburgim kështu që u lirua për kohën e kryer./V0A/
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave