Google ADS

Pasoja e mistershme të marihuanës: Adoleshentët raportojnë të njëjtat simptoma të ‘çuditshme’

15:32 | 19 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Një sëmundje e pazakontë e që është në rritje në shtetet që kanë legalizuar marihuanën.

Përdoruesit e zakonshëm të kanabisit duke përfshirë adoleshentët janë parë duke u shfaqur në dhomat e urgjencës duke u ankuar për shqetësime të rënda të zorrëve.

“Janë duke u ankuar për dhimbje barku, kanë shumë të përziera dhe mbajnë vazhdimisht barkun me dorë”, thotë dr. Sam Wang, mjeku i cili po trajton adoleshentët me këtë lloj problemi, shkruan CNN.

“Ata vjellin dhe pastaj vazhdojnë të vjellin edhe më shumë. Kjo vazhdon me orë të tëra”, shton ai, pra kemi të bëjmë me një rast të sindromës së hiperemezisë së kanabisit ose CHS”.

Ajo që është edhe më e çuditshme, është se të gjithë këta pacientë janë vetëtrajtuar fillimisht me një dush të nxehtë, pa asnjë lloj sugjerimi nga mjekët.

Pyetje të tjera pa përgjigje: A ka një kohëzgjatje të caktuar? A është një lloj më specifik produkti? Për këto dhe shumë të tjera, mjekët nuk kanë ende përgjigje, transmeton /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme