Sipas drejtorit rajonal të WHP-së për Afrikën Perëndimore, Chris Nikoi, “kjo është një krizë e shtrirë mbi kulmin e një krize dhe situata rrezikon të dalë jashtë kontrollit”.
Agjencia e OKB-së për Programin Botëror të Ushqimit (WFP) e cila lufton urinë në mbarë botën tha se kriza humanitare në rajonin e Sahelit Qendror të Afrikës po del jashtë kontrollit, me mbi 5 milionë njerëz që përballen me pasiguri të rëndë ushqimore në të gjithë rajonin.
WFP tha se rritja vjen në një kohë kur pandemia COVID-19 po përhapet në vendet me sistemet më të dobëta shëndetësore në të gjithë botën.
Burkina Faso ka numrin më të madh të rasteve të koronavirusit, gjegjësisht 288 raste të infektuara dhe 16 vdekje.
Sipas drejtorit rajonal të WHP-së për Afrikën Perëndimore, Chris Nikoi, “kjo është një krizë e shtrirë mbi kulmin e një krize dhe situata rrezikon të dalë jashtë kontrollit”.
“Njerëzit janë në teh, ne duhet të hapërojmë tani për të shpëtuar jetë. Ne jemi shpresa e vetme për miliona. Mesazhi ynë për botën është i qartë, shikoni tani dhe pasojat do të jenë jo më pak se katastrofike”, tha Nikoi.
Rajoni Sahel prej kohësh ka qenë një nga rajonet më të prekshëm të Afrikës.
Rritja e dhunës së armatosur në Burkina Faso, Mali dhe Niger ka një ndikim shkatërrues në mbijetesën, arsimin, mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijëve.
Sipas UNICEF-it, konflikti ka detyruar mbi 1 milion njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre./AA/
Atentat me armë zjarri në Vlorë -Plagosen 2 persona, njëri p...
Zelensky takon liderët e BE-së në Bruksel, para kthimit të T...
Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit në Shqipëri për 5-vje...
Hamza: Brengë për mua janë preokupimet e qytetarëve, jo part...
Debat me tone të larta mes Xuxit dhe Sarës, shkak aktrimi
Hamza: Autostradat do t’i përfundoj, do të ketë lidhje të re...