Organizata e Kërkimeve Hapësinore në Indi ka hequr të gjitha barrierat në hapësirë dhe pasi shkuan në anën e errët të Hënës, kanë bërë të ditur se më 2 shtator do të nisin misionin e parë drejt Diellit.
Një raketë gjigante do të lëshojë nga një ishull në bregun lindor të Indisë Aditya-L1, e cila është parashikuar të udhëtoi 1,5 milionë milje për të studiuar erërat diellore, të cilat mund të ndikojnë tek astronautët dhe teknologjia.
“Aditya-L1” do të vendoset rreth pikës “Lagrangiane 1” (L1) të sistemit Diell-Tokë, duke e lejuar anijen të vëzhgojë gjatë gjithë kohës Dielli.
L1 është një zonë në hapësirë ku graviteti i diellit dhe i Tokës balancojnë njëri-tjetrin.
Zona hapësinore është gjithashtu orbita e NASA-s dhe Observatorit Diellor dhe Heliosferës të ESA-s, që qëndron në atë hapësirë që prej vitit 1996. Ky mision vlerësohet se kushtoi rreth 1,27 miliardë dollarë./A2CNN
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...