Google ADS

Pasi shkatërroi ishuj, uragani i tmerrshëm godet Kubën

08:11 | 9 Shtator 2017
Arbresh.info

Uragani Irma po e godet Kubën me erëra të fuqishme dhe me shira të dendur pasi shkatërroi ishuj të tërë në Karaibe, njofton BBC

Stuhia e kategorisë pesë zuri vend në arkipelagun Camaguey, jashtë bregut verilindor. Por, Bahamas kanë shpëtuar në pjesën më të madhe pasi Irma e ndryshoi rrugën.

Në Florida, 5.6 milionë njerëz ose 25% e popullsisë së shtetit amerikan, kanë thënë se do të largohen kur të afrohen stuhia. Së paku, 20 persona kanë vdekur deri tani në Karaibe.

Uragani Irma, që u fuqizua në orët e fundit, goditi arkipelagun Camaguey natën vonë të premten, duke kërcënuar qytetet dhe fshatrat pranë bregdetit.

Kjo është e para herë që një stuhi e kategorisë së pestë e godet Kubën pas disa dekadash.

Në orën 3:00 GMT të së shtunës, Irma kishte erëra të qëndrueshme me shpejtësi 257 km në orë, njoftoi Qëndra Kombëtare e Uraganeve në SHBA.

“Syri” i stuhisë ishte afro 190 km në lindje dhe juglindje të qytetit kuban të peshkimit, Caibarien, përcjell nga BBC, Syri.net.

Një paralajmërim për stuhi është aktualisht në fuqi në provioncat e Camaguey, Ciego de Avila, Sancti Spiritus, Villa Clara dhe Matanzas.

Disa komunitete e kanë humbur autoritetin e tyre dhe komunikimi po bëhet gjithnjë e më i vështirë në qytetet dhe zonat më të largëta, raportoi Will Grant i BBC nga Havana.

Banorët shpresojnë se stuhia do ta shmangë ishullin para se të vërsulet drejt Florida-s e Miami-t. Edhe kjo megjithatë mund të shkaktojë përmbytje të rrezikshme dhe në shumë zona të populluara.

Që në fillim, njerëzit u përpoqën të forcojnë çatitë e shtëpive dhe të largonin gjërat e tyre nga zonat bregdetare të ulëta në terrene më të larta.

Rreth 50 mijë turistë janë duke ikur nga Kuba, ndërsa vendet e pushimit në bregun verior tani janë bosh.

https://www.youtube.com/watch?v=LIsS4hxg-b8

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme