Bëhet e ditur se 60 mijë persona kanë falur namazin e xhumasë në javën e dytë të Ramazanit në Mesxhid al-Aksa, ku policia izraelite ka kryer bastisje në mëngjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një deklaratë me shkrim është bërë nga Administrata e Fondacioneve Islamike të Kudsit. Në deklaratë thuhet se 60 mijë persona e kanë falur namazin e xhumasë në xhaminë Al-Aksa të premten e dytë të muajit të Ramazanit.
Policia izraelite mori masa të gjera sigurie në dhe rreth qytetit të vjetër të Kudsit Lindor, ku ndodhet Mesxhid al-Aksa.
Në kuadër të kësaj, u mbyllën rrugët përreth qytetit të vjetër për qarkullim. Në rajon fluturuan edhe helikopterë të forcave izraelite të sigurisë.
– Mëngjes plot ngjarje në Al-Aksa
Ngjarjet shpërthyen pasi të rinjtë u mblodhën në oborrin e Mesxhid al-Aksa-s në Kudsin Lindor të pushtuar, duke gjuajtur me gurë policinë izraelite pas namazit të sabahut.
Policia izraelite, e cila bastisi oborrin e Xhamisë Aksa, përdori plumba gome dhe bomba zanore për të ndërhyrë tek të rinjtë. Më vonë, policia izraelite, e cila u tërhoq dhe lejoi hyrjen e xhematit, hyri sërish në oborr pasi të rinjtë filluan të gjuanin përsëri me gurë.
Pasi dëbuan xhematin, policia izraelite u drejtua drejt xhamisë Kibla, ku ndodheshin të rinjtë dhe hyri me forcë në xhami.
Pamjet që tregojnë se policia izraelite hyri në xhaminë e Kibla në Aksa dhe ndaloi palestinezët duke i shtrirë në tokë u shpërndanë në rrjetet sociale.
Policia izraelite arrestoi qindra persona në ngjarjet që shpërthyen në Xhaminë e shenjtë dhe të paktën 152 persona u plagosën.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...