Pasi kaloi referendumi për ndalimin e mbulimit të plotë të fytyrës, reagon qeveria zvicerane

21:44 | 7 Mars 2021
A. B.

Ministrja e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter ka folur e para në konferencën për media që posa ka mbaruar, pas marrjes së rezultatit të votimit të sotëm pro iniciativës popullore për ndalimin e mbulesës.

“Këshilli Federal dhe Parlamenti ishin shprehur kundër një ndalimi të tillë në kushtetutë. Popullsia dhe shumica e kantoneve (18) e shohin këtë ndryshe. Dispozita e re kushtetuese drejtohet kundër të gjitha llojeve të mbulimit të fytyrës, por tehu i debatit dihet se ka qenë rreth burkës dhe nikabit”, tha ajo.

Keller-Sutter dëshiron të theksojë përsëri se vetëm një numër fare i vogël i grave myslimane që jetojnë në Zvicër mbulohen plotësisht.

Por si do të shkojë më tutje? Karin Keller-Sutter tregon se kjo iniciativë nuk i jep autoritet nivelit federal. Kantonet tani kanë dy vjet për të zbatuar vullnetin e shprehur të votuesve. Me rezultatin e votimit, gjithashtu “del nga loja” edhe kundër-propozimi indirekt i qeverisë.

Kujtojmë se ky propozim kërkonte që mbulesa e fytyrës të hiqej vetëm në raport me autoritetet, kur kërkohet identifikimi i personave që mbajnë mbulesë të tillë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme