Papa ka thënë që ai ka bërë gabime serioze lidhur me pretendimin për abuzimin e fëmijëve nga klerikët katolikë në Kili.
Në një letër drejtuar peshkopëve të vendit jug-amerikan, Françesku tha se ndiente trishtim dhe turp nga komentet të bëra në fillim të vitit, në të cilat ai akuzoi viktimat se po bëjnë shpifje, transmeton portali arbresh.info.
Letra, e publikuar nga Kisha në Kili, tha se Papa do të ftojë disa nga viktimat në Romë.
Peshkopi kilian Juan Barros akuzohet se fshehu abuzimet e bëra nga një prift.
Komentet kundërthënëse Papa i kishte bërë gjatë vizitës së tij në Kili në muaji janar.
Duke mbrojtur peshkopin Barros, ai tha: “Nuk ka një provë e vetme kundër tij, gjithçka është shpifje”.
Peshkopi Barros nuk është akuzuar për abuzime, por se ka qenë i pranishëm kur një tjetër prift, Fernando Karadima, abuzonte djem të rinj në Santiago, duke filluar në vitet 1980./Arbresh.info/
“Vajzë apo Djalë? Burimi dhe Lela vënë bast 200 euro për gji...
Talibanët kryejnë ekzekutimin e gjashtë prej kthimit në push...
Banorët e Karolinës së Veriut vazhdojnë përpjekjet e rimëkëm...
Lista për Familjen kërkon dorëheqjen e ministres Nagavci
Çeku: Brenda pesë viteve do të ndërtohen dhe rinovohen 27 st...
Jashari: Përgatitjet po shkojnë shumë mirë dhe besoj shumë q...