Pasi e hoqi nga puna, Trump thotë për Flynn që ‘ai është burrë i mirë’

20:12 | 15 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i Donald Trump, i cili i kërkoi dorëheqjen e këshilltarit të sigurisë kombëtare Michael Flynn , e quan këtë të fundit si ‘person të mrekullueshëm’.

Flynn i cili kishte lidhje të forta me Donald Trump gjatë fushatës parazgjedhore, iu kërkua të jep dorëheqje për shkak të një mashtrimi, transmeton portali arbresh.info.

Zëdhënsi i Shtëpisë së Bardhë, përmes një konference për shtyp ka thënë se ‘Flynn-it i është kërkuar dorëheqja për shkak se i ka dhënë Rusisë informata mbi sanksionet e Shteteve të Bashkuara’, shkruan CNN.

“Flynn është njeri i mrekullueshëm. Por, unë mendoj se ai është trajtuar shumë keq nga mediat, sidomos nga mediat që shpërndajnë lajme të rrejshme”, tha Trump.  “Më vjen shumë keq që ai është trajtuar në këtë formë.”/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme