Google ADS

Pasi arritën të futen në Spanjë, emigrantët afrikanë filmohen duke festuar nëpër rrugë

17:33 | 4 Shtator 2018
Arbresh.info

Qindra emigrantë nga Afrika, janë filmuar duke festuar nëpër rrugët e qyteteve të Spanjës arritjen në këtë vend.

Raste të ngjashme janë filmuar edhe gjatë muajit të kaluar, kur një barkë e vogël zbarkon në një plazh plotë me turistë, nga e cila zbresin dhjetëra emigrantë që futen ilegalisht në Spanjë, transmeton Telegrafi.

Një kalimtar rasti filmoi emigrantët duke festuar nëpër rrugët e një qyteti të Spanjës pas një rruge që e kishin bërë nga Maroku.

Ata ishin shumë të lumtur që janë futur në Spanjë, sa që nuk mund të ndaleshin duke qeshur dhe vallëzuar. Disa prej tyre ishin gjysmë të zhveshur, kurse kalimtarët e rastit shikonin të habitur dhe nuk e dinin se çfarë po ndodhte.

Vetëm gjatë këtij viti raportohet se më shumë se 23 mijë emigrantë kryesisht nga Afrika janë futur në Spanjë, të cilët përdorën barka të vogla pa motor. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme