Pashkët në kohë lufte! Kishat në Ukrainë të mbyllura gjatë shtetrrethimit

23:48 | 15 Prill 2022
Trina Galanxhi

Kishat në Ukrainë do të qëndrojnë të mbyllura gjatë orarit të shtetrrethimit Pashkëve Ortodokse të dielën e 24 prillit.

Lajmi është raportuar nga policia e Ukrainës, Kisha Ortodokse e Ukrainës dhe Kisha Katolike Greke e Ukrainës.

Mesha e Pashkëve do të mbahet, por do të respektohet edhe shtetrrethimi, për shkak të luftës në Ukrainë. Shërbimet e Pashkëve Ortodokse, që do të zhvillohen javën e ardhshme, gjithashtu do të anulohen gjatë shtetrrethimit./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme