Një shtetrrethim është shpallur në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, ku refugjatët po ikin drejt kufirit me Poloninë.
Guvernatori rajonal i Lviv Maksym Kozytskyy përmendi “inteligjencën e re” si arsyen e urdhrit.
Ora policore do të zgjasë nga ora 23:00 sot deri në 5 të mëngjesit të nesërm, dhe më pas çdo ditë ndërmjet atyre orëve deri në njoftimin e dytë.
Shtetrrethimi vendoset ndërsa sot fillojnë edhe Pashkët Ortodokse. “Për fat të keq, armiku nuk ka një koncept të tillë si një festë e madhe fetare”, shkroi Kozytskyy. “Ata janë aq të egër sa nuk e kuptojnë se çfarë janë Pashkët”, shtoi ai.
Kishat në zonë do t’i shtyjnë shërbesat e tyre të natës së Pashkëve deri në orët e mëngjesit. /abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...