Rreth një vit pasi katedralja Notre-Dame e Parisit u shkrumbua, kryepeshkopi Michel Aupetit kremtoi aty të Premten e Mirë, pavarësisht kufizimeve në fuqi për shkak të gjendjes së koronavirusit në Francë. Mesha u mbajt me dyer të mbyllura dhe me një numër të kufizuar pjesëmarrësish.
Duke u përkulur përballë altarit, Aupetit iu lut Zotit t’iu qëndrojë pranë atyre që po vuajnë nga pandemia.
“Gjatë Javës së Shenjtë Zot, e gjithë bota është shkatërruar nga pandemia që po shkakton vdekje dhe që po paralizon, ” tha ai solemnisht gjatë shërbimit.
“Në këtë çast shumë të veçantë, ne kërkojmë prej jush t’iu qëndrosh pranë të gjithë viktimave të kësaj sëmundjeve të tmerrshme,” shtoi ai.
Kryepeshkopi i Parisit bëri thirrje që pavarësisht ngjarjeve tragjike, të mos humbet shpresa.
“Sot ne jemi mbledhur në këtë katedrale gjysmë të rrënuar për të përcjellë mesazhin se jeta vazhdon,” shtoi Aupetit.
Qetësi edhe në Jerusalem për të Premten e Mirë, ku administratori apostolik i Vatikanit në Tokën e Shenjtë, bëri thirrje për t’u lutur për të gjithë ata që po vuajnë nga koronavirusi.
“Ne po kremtojnë të Premten e Mirë, përkujtimin e vdekjes së Jezusit, në rrethana të jashtëzakonshme,” tha kryepeshkopi Pierbattista Pizzaballa jashtë Kishës së Varrit të Shenjtë, që konsiderohet si vendi i kryqëzimit, varrimit dhe ringjalljes së Jezusit.
Si asnjëherë tjetër, e boshatisur ishte gjithashtu edhe Via Dolorosa, Rruga e Vuajtjes.
Pandemia e koronavirusit bëri që edhe presidenti amerikan Donald Trump të lutej nga zyra e tij në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me zv./presidentin Mike Pence dhe peshkopin Harry Jackson.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...