Qeveria e Danimarkës ishte e para që njoftoi zyrtarisht se po bashkonte forcat me bizneset për të zhvilluar një “pasaportë dixhitale” që do të tregonte nëse njerëzit ishin vaksinuar kundër koronavirusit, duke i lejuar ata të udhëtonin dhe të ishin pa kufizime në jetën publike. Por eskpertët thonë se mjete të tilla vijnë me pasoja për shoqërinë, si përjashtimi potencial i grupeve të mëdha nga pjesëmarrja në shoqëri.
Qeveritë dhe zhvilluesit e teknologjive në të gjithë botën janë duke eksploruar mënyra për përdorimin e mundshëm të “pasaportave të vaksinave”, si një mënyrë për të rihapur ekonominë duke identifikuar ata që janë të mbrojtur nga koronavirusi.
Sidoqoftë, ata që merren me teknologjinë, thonë se mjete të tilla vijnë me pasoja për shoqërinë, si përjashtimi potencial i grupeve të mëdha nga pjesëmarrja në shoqëri. Ekspertët i bëjnë thirrje ligjvënësve që ta mendojnë seriozisht se si do të përdoren këto pasaporta.
Industritë e udhëtimit dhe argëtimit, të cilat janë më të goditurat nga pandemia, janë veçanërisht të interesuara për të gjetur një mënyrë për të kontrolluar se kush ka mbrojtje.
Dy nga kompanitë teknologjike që merren me pasaportat, janë kompania biometrike “iProov” dhe firma e sigurisë kibernetike “Mvine”. Këto kompani kanë krijuar një pasaportë të vaksinës që po testohet në Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë së Britanisë, pasi morën fonde nga qeveria.
Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë “iProov”, Andrew Bud thotë se këto pasaporta duhet të mbajnë vetëm dy informacione.
“Detyra që, si ekip, i vendosëm vetes ishte se si mund të prodhojmë një certifikatë vaksine, e cila në fund të fundit ka vetëm dy informacione. Një informacion, a është vaksinuar ky person? Dhe informacioni tjetër si duket ky person? Ju me të vërtetë nuk keni nevojë të dini asgjë tjetër. Ju nuk keni nevojë të dini gjëra të tilla si emrat dhe adresat, mosha apo numrat e sigurimeve shëndetësore”, thotë zoti Bud.
Zhvillimi i një pasaporte të tillë për vaksinimin ndaj COVID-19, do të ndihmonte ekonominë e lokaleve të natës, ku vetëm në Mançester të Anglisë janë të punësuar rreth 420 mijë persona, thonë ekspertët.
“Ne duhet të shikojmë mënyrat se si t’i kthehemi jetës normale. Por nuk mendoj se duhet t’i detyrojmë njerëzit që të pajisjen me pasaporta të vaksinës. Kjo do të jetë me zgjedhje. Në hyrje të festivaleve nëse nuk ke këtë pasaportë ne do t’iu ofrojmë një mundësi tjetër”, thotë Sacha Lord, bashkëthemelues i festivalit të muzikës “Parklife”.
Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i kompanisë “iProov” thotë se certifikatat e vaksinave tashmë kanë nisur të shpërndahen në disa shtete, dhe në Shtetet e Bashkuara. Po ashtu disa leje shëndetësore, të lëshuara nga sektori privat, po përdoren për të lejuar njerëzit të marrin pjesë në ngjarje sportive.
“Mendoj se certifikatat e vaksinave mbartin probleme të mëdha sociale dhe politike. Puna jonë është që t’iu ofrojmë teknologjinë e duhur për të bërë të mundshme pasaportat dhe certifikatat e vaksinave… Nuk është detyra jonë që të gjykojmë nëse këto pasaporta e certifikata janë një ide e mirë apo jo”, thotë zoti Bud.
Qeveria e Danimarkës ishte e para që njoftoi zyrtarisht se po bashkonte forcat me bizneset për të zhvilluar një “pasaportë dixhitale” që do të tregonte nëse njerëzit ishin vaksinuar kundër koronavirusit, duke i lejuar ata të udhëtonin dhe të ishin pa kufizime në jetën publike./VoA/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...