Pse kinezët më të pasur po largohen nga vendi i tyre?
Kryesisht, për shkak të rritjes së kontrollit shtetëror në sektorë ekonomikë si teknologjia, por edhe për shkak të pasigurisë mes biznesmenëve për shkak të akumulimit të pushtetit nga Xi Jinping, i cili sapo ka nisur mandatin e tij të tretë si President dhe shef ushtarak i Kinës.
Ashtu si shumë njerëz të tjerë të pasur, Bao Fan, një nga bankierët më të famshëm kinezë, aktualisht i zhdukur, kërkoi strehim për veten dhe pasurinë e tij në një vend bregdetar të përbërë nga 63 ishuj dhe jo shumë larg atdheut të tij. Po flasim për Singaporin.
“Pasuria është derdhur në Singapor nga Kina dhe Hong Kongu në vitet e fundit”, tha për “Al Jazeera” një menaxher pasurie në një bankë në Singapor me një numër të madh klientësh kinezë.
“Në bisedat konfidenciale, shumë prej tyre përmendën zhdukjet e biznesmenëve kinezë së bashku me kohët e pasigurta ekonomike si arsyet kryesore për lëvizjen e parave nga Kina,” shton ai.
Gjatë 5 viteve të para të një prej fushatave kundër korrupsionit të Presidentit Xi, gjigandi aziatik ndoqi penalisht më shumë se 100 zyrtarë të rangut të lartë brenda Partisë Komuniste Kineze dhe dhjetëra mijëra zyrtarë dhe biznesmenë.
“Klientët e mi më kanë thënë se, në klimën aktuale politike, Kina është më pak tolerante ndaj njerëzve të pasur se më parë dhe, për këtë arsye, ata donin t’i hiqnin asetet e tyre”, shpjegoi një mbikëqyrës i një banke të madhe ndërkombëtare me degë në Kinë.
Sipas një raporti të agjencisë OrangeTee & Tie, 42% e blerësve të apartamenteve luksoze në Singapor në tetë muajt e parë të 2022 erdhën nga Kina kontinentale. Dhe duket se kërkesa do të vazhdojë të rritet./A2
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...