Dymbëdhjetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi një pasagjer i një autobusi në Indonezi e mori me dhunë drejtimin e timonit. Grindja dhe përleshja e tij me shoferin bëri që autobusi të përfshihej në aksident. Ngjarja ndodhi në Java.
Dëshmitarët thanë se pasagjeri i dyshuar u përfshi në një grindje me shoferin dhe u përpoq ta merrte kontrollin e timonit në Majalengka. Autobusi doli në shiritin tjetër të rrugës, duke u përplasur me dy vetura dhe duke e rrokullisur një kamion.
Policia ka bërë thirrje që dëshmitarët dhe të mbijetuarit t’i japin informatat që kanë lidhur me këtë aksident. “Në mes të udhëtimit, një udhëtar është përpjekur që me forcë ta marrë kontrollin e autobusit dhe më pas autobusi doli nga kontrolli”, tha zëdhënësi i policisë, Atik Susëanti.
Zyrtarët njoftuan se në mesin e personave të vdekur është edhe shoferi i autobusit, ndërsa pasagjeri që u mundua ta marrë kontrollin e autobusit është në mesin e më shumë se 40 personave të lënduar.
Aksidentet rrugore me numër të madh të viktimave janë mjaft të shpeshta në Indonezi. Në shkurt të vitit 2018, 25 njerëz kishin vdekur pasi një autobus turistësh ishte rrokullisur në Java, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist