Një nga pasagjerët e tmerruar filmoi incidentin e djegies së motorit të një aeroplani, i cili po drejtohej për në Panama Siti.
Ngjarja ka ndodhur më 31 janar të këtij viti, ndërsa e ka konfirmuar Cesar Luciano, personi i cili është përkujdesur për incizimin e incidentit. Flaka e madhe e verdhë shfaqet pranë dritares së tij ndërsa avioni fluturon mbi fshatrat e Panamasë – para se britmat të dëgjohen në sfond.
Duke përshkruar përvojën traumatike, Luciano tha: “Asnjëherë më parë nuk kam pasur kaq shumë mendime në një kohë kaq të shkurtër. Mendova se këto gjëra ndodhin vetëm në filma”.
Aeroplani u kthye në Aeroportin Ndërkombëtar të Tocumen pasi piloti u alarmua për zjarrin, ndërsa një hetim është duke u zhvilluar në lidhje me këtë.
Zgjedhjet presidenciale në Rumani do të mbahen më 4 dhe 18 m...
Zyrtare: Real Madridi kompleton transferimin e parë për viti...
Analiza gjermane: Vuçiq përhapës i propagandës ruse, regjimi...
Rama “sy m’sy” me komentuesit në Facebook:...
Bajrami-Muratit: Krenohet se e ka ulë borxhin publik, sot pa...
Kurti në Podujevë: Llapjanët do të jenë prijës në rrugën ton...