Disa kompani të mëdha ajrore do t’iu kërkojnë pasagjerëve të vendosin maska në fytyrë gjatë fluturimeve, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Rreth 90% e fluturimeve ndërkombëtare janë anuluar, por linjat ajrore shpresojnë t’i rifillojnë gradualisht udhëtimet nga ky muaj.
Nga e hëna, kompania amerikane Delta tha se u kërkon pasagjerëve të vendosin maska ose mbulesa të tjera të fytyrës në zonën e kontrollit (check-in), të pritjes dhe gjatë gjithë fluturimit.
Ngjashëm, edhe kompanitë American Airlines dhe United thanë se do të fillojnë të kërkojnë maska për pasagjerët dhe për ekuipazhin e kabinës.
“Po bëjmë përpjekje për t’iu siguruar mirëqenie klientëve, në mënyrë që ata të udhëtojnë të qetë”, tha Kurt Stache, zëdhënës i kompanisë American Airlines.
“Mbulimi i fytyrës do të jetë i detyrueshëm për të gjithë pasagjerët dhe ne do të ofrojmë maska falas për udhëtarët”, tha Maddie King, zëdhënëse e United.
Si masë tjetër kundër koronavirusit, pasagjerët po ashtu do të inkurajohen të paketojnë vetë ushqimet dhe pijet e tyre gjatë udhëtimit.
Nuk është ende e qartë nëse këto do të jenë masa të përkohshme ose më afatgjata.
Koronavirusi ka prekur mbi 3.5 milionë njerëz në gjithë botën dhe ka lënë të vrarë mbi 248,000.
Një 9-vjeçar në mesin e pesë të vdekurve nga sulmi në Magdeb...
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e...
Dërgohet në paraburgim i dyshuari për “vrasje të mbetur në t...
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Një raketë e hedhur nga Jemeni godet Tel Avivin, duke plagos...
Çfarë dihet deri më tani për të dyshuarin e sulmit në Gjerma...