Një dëshmitar ka përshkruar se si pasagjerët kanë mposhtur një person i cili kërcënoi me bombë një aeroplan të Malaysia Airlines.
Fluturimi MG128, rrugës për në Kuala Lumpur është detyruar të kthehet në Melburn pasi një person tentoi të hyjë në kabinën e pilotit, transmeton portali arbresh.info.
Aeroplani ateroi në mënyrë të sigurt dhe pasagjeri u arrestua, policia tha duke shtuar që nuk kishte lidhje me terrorizmin.
Një pasagjer tha se i dyshuari mbante një “objekt shumë të pazakontë”, të cilin policia më vonë tha se nuk ishte shpërthyese.
I dyshuari ishte një njeri 25 vjeçar i Sri Lankës, i cili u lirua nga një strukturë psikiatrike në Melburn më herët të mërkurën, tha komisioneri i policisë së Victorias, Graham Ashton.
Policia fillimisht e trajtoi atë si një incident të mundshëm terrorizmi përpara se të përcaktohej se ishte “një rast që përfshin një çështje të shëndetit mendor”, tha komisioneri./Arbresh.info
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...