Pas disa javësh zjarre që përfshinë pyjet në jug të vendit, Italia tani po përballet me shira të dendur, përmbytje, përrenj balte dhe rrëshqitje toke në disa nga rajonet e saj veriore.
Në Lombardi, vendasit u përballën me rritjen e nivelit të ujit dhe vërshime balte, përfshirë përgjatë vijës bregdetare të Liqenit Como, që për pak kohë doli jashtë brigjeve duke përmbytur rrugët e Como-s.
Në Tirolin Jugor, shiu i fortë çoi në daljen e lumenjve nga brigjet e tyre, duke detyruar mbylljen e rrugëve për shkak të rrëshqitjeve të dheut.
Shërbimi italian i zjarrfikësve ka vendosur rreth 1.000 punonjës shpëtimi në zonat e prekura, sipas Mbrojtjes Civile dhe vendi, aktualisht, është në nivelin e dytë më të lartë të urgjencës, nga katër nivelet e alarmit./abcnews/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...