Gruaja e presidentit të Haitit ka përshkruar momentin kur është vrarë burri i saj me plumba, kjo pasi disa persona u futën në shtëpinë e tyre në mes të natës, transmeton Insajderi.
Nga ky sulm që ka ndodhur ka mbetur e plagosur edhe vetë ajo.
Martine Moise deklaroi se sulmi ndodhi shpejt sa që burri i saj, Jovenel nuk ishte në gjendje të thoshte një fjalë të vetme.
“Sa hap e mbyll sytë, mercenarët hynë në shtëpinë time dhe iu vërsulën burrin tim me plumba,” ka thënë Moise.
Presidenti u vra më 7 korrik, nga 28 mercenarë të huaj, raporton ‘BBC’.
Të shtunën, ajo postoi një mesazh në faqen e saj në Twitter duke u zotuar të vazhdonte punën e saj.
“Ky akt nuk ka emër sepse duhet të jesh një kriminel i pakufishëm për të vrarë një president si Jovenel MoIse, madje pa i dhënë mundësinë të thotë një fjalë të vetme,” vazhdoi ajo. Unë jam duke qarë, është e vërtetë, por ne nuk mund ta lëmë vendin të humbasë rrugën e tij. Ne nuk mund të lejojmë që gjaku i Presidentit Jovenel Moise, burrit tim presidentit tonë të cilin e duam kaq shumë dhe që na deshi në këmbim, të rrjedhë kot”, ka shkruar ajo./Insajderi.com/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...